Provojeni këtë metodë, dhe getat nuk do t’ju grisen më!

Provojeni këtë metodë, dhe getat nuk do t’ju grisen më!

Pasi kaluat më shumë se tre orë në dush, duke bërë grimin dhe zgjedhur veshjen ideale, më në fund jeni gati dhe ju kanë mbetur vetëm getat.

Ky është momenti që duhet të tregoheni më të kujdesshme se kurrë pasi mjafton veç një fije dhe getat tuaja mund të grisen në një fraksion sekondi.

Për fat të mirë, këtij problemi mesa duket i ka ardhur fundi sepse ekziston një mënyrë e thjeshtë që ju të shpëtoni nga ky problem i bezdisshëm.

Futini getat në një qese plastike, nga ato me zinxhir që përdoren për konservimin e ushqimit, dhe lërini në ngrirje gjatë gjithë natës.

Në mëngjes hiqini nga qesja dhe lërini të ”shkrihen” dhe vishini.

Mund të duket shaka, por sipas Denise Caldëall ky truk funksionon vërtetë pasi i ftohti forcon fibrat e getave duke i bërë ato më rezistente.

Shpërndaje në: