Provat që ‘dëshmojnë’ se fitorja e Tyson Furyt kundër Deontay Wilder ishte e kurdisur
Shumë fansa kanë potencuar se triumfi sensacional i Tyson Furyt kundër Deontay Wilderit ishte i kurdisur.
‘Gypsy King’ mposhti amerikanin në rundin e 11-të në përballjen ngazëllyese, transmeton Periskopi.
Fitorja me ndryshime kahjesh përfundoi me nokautin e Wilderit në rundin e 11-të në Las Vegas.
Mirëpo, kujtojmë se Wider e rrëzoi dy herë Furyn në rundin e katërt – por kampioni u ngrit përsëri në këmbë.
Dy goditje të rënda nga Wilder e dërguan rivalin e tij me fytyrë për ringu, mirëpo britaniku u ngrit pas numërimit deri në tetë.
Sidoqoftë, legjenda e UFC-së, Daniel Cormier ka thënë se gjyqtari Russell Mora ishte ‘çmendurisht i ngadaltë’ në numërim.
Dhe shumë njerëz në rrjetet sociale kanë shkruar se meçi ishte i kurdisur.
Një fans shkroi: ”Spektakli Fury. Luftë e kurdisur.”
Një tjetër shtoi: ”Gjyqtari madje as që numëroi në rrëzimin e dytë! Ai shkoi deri në gjashtë!!!!!! Boksi është i kurdisur.”
Ndërsa, një fans i flaktë i amerikanit të mposhtur tha: “@BronzeBomber me të vërtetë nuk po boksonte vetëm kundër @Tyson_Fury, ai sapo luftoi kundër tërë KOMISIONIT TË BOKSIT!! Ai luftoi Sërish kundër dikujt me Doreza të MBushura dhe një gjyqtari QË LETRARISHT i DHA FURYT 16 SEKONDA.”
Ylli i UFC, Dustin Poirier shkroi në Twitter: “Ishte një numërim i ngadalshëm … ne duhet të luftojmë!”
Ndërsa gazetari Steven Loung shkroi: “Zemër e jashtëzakonshme nga Wilder. Numri i dytë i nokautëve ishte vërtet i ngadalshëm. Kjo luftë ndoshta duhet të ketë përfunduar.” /Periskopi.com/