Protestuesit në Tiranë hedhin lëndë piroteknike drejt policisë, lëndohen tre efektivë
![Protestuesit në Tiranë hedhin lëndë piroteknike drejt policisë, lëndohen tre efektivë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7856-500x300.jpeg)
Në mbyllje të fjalimeve protestuesit kanë hedhur lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e sotme para kryeministrisë në Tiranë.
Si pasojë tre efektivë kanë mbetur të lënduar, një në sy, një tjetër në dorë dhe një prej tyre në fytyrë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë ditën e sotme protestën e radhës para kryeministrisë.
E parashikuar të niste në orën 17:00′, ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur marshimin e tij nga selia blu drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në orën 17:30 minuta, duke mbërritur tek sheshi përballë Kryeministrisë, në zonën ku është ngritur dhe podiumi ku drejtuesit e mbajtën fjalën e tyre duke nisur nga ora 17:40′.