Protestë e dhunshme në Koçan pas tragjedisë

Një protestë e qytetarëve që u mblodhën te Parku i Qytetit nisi në mesditë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse” që ua mori jetën 59 të rinjve.
Protesta që u raportua se filloi në mënyrë paqësore, me radhë të pafund qytetarësh të mbledhur në qendër të qytetit, por më pas situata u përshkallëzua kur disa qytetarë para ndërtesës së komunës filluan të hidhnin vezë dhe të bërtisnin “vrasës”, raporton Sloboden Pecat.
Protestuesit u drejtuan për te kafeneja e të njëjtit pronar që e drejtonte edhe diskotekën Pulse.
Disa hodhën gurë drejt kafenesë, duke thyer xhamin dhe më pas kanë hyrë brenda dhe kanë përmbysur tavolinat e karriget.
Kryetari i Komunës së Koçanit dha dorëheqje më herët dhe kërkoi që institucionet kompetente ta hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke shtuar se është plotësisht në dispozicion të institucioneve.