Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës.

Protestuesit, që i përkisnin sindikatave dhe grupeve të ndryshme, kërkonin ndryshime në sistemin e pensioneve, që ata e konsideronin të dëmshëm, veçanërisht për ata me të ardhura më të ulëta.

Reformat e propozuara do të shpërblenin ata që punojnë deri pas moshës së pensionit me 35 vjet shërbim, ndërsa pensionistët që shkojnë në pension më herët, pa 35 vjet, do të përballeshin me një dënim. Sistemi i ri ishte më pak i favorshëm për ata që kanë pasur karriera më të shkurtra.

Protestat shpërthyen në përleshje me policinë.Si pasojë e grevës, Aeroporti i Brukselit anuloi 430 fluturime dhe gjithashtu u ndërprenë shërbimet e transportit publik dhe postare.

Në grevë morën pjesë edhe zjarrfikësit dhe personeli ushtarak, duke u shprehur kundër ndryshimeve që prekin drejtpërdrejt nivelin e jetesës dhe sigurinë e pensioneve.

Shpërndaje në: