Protesta e paralajmëruar në veri, Elshani: Policia do të jetë aty që të mbaj rendin dhe qetësinë publike
Një grup i qytetarëve ka lajmëruar një protestë e cila pritet të mbahet sot në orën 11:00 në sheshin “Car Llazar”, në veri të Mitrovicës.
Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka thënë se protesta parashihet të jetë e qetë.
Sipas tij, policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësinë publike.
“Grup i qytetarëve e ka lajmëruar protestën e nesërme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin ‘Car Lazar’. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjenden.
Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, një grup i qytetarëve serb në veri kanë organizuar një protestë, për, siç thonë ata, “gjendjen e rëndë në Kosovë”.