Protesta e opozitës bllokon rrugën në Tiranë, qytetarët indinjohen

Protesta e opozitës bllokon rrugën në Tiranë, qytetarët indinjohen

Këtë të premte opozita e Shqipërisë ka vendosur të protestojë përpara Bashkisë së Tiranës.

Siç raporton Top Channel, protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore të kalimit të automjeteve, gjë që ka nervozuar qytetarët.

 

Një qytetar raportohet të ketë dalë nga makina dhe i ka kërkuar protestuesve që të hapin rrugën për vijuar rrugën.

Kjo situatë ka tensionuar gjendjen mes tyre, sidomos pas refuzimit të tyre për të hapur rrugën.

 

 

“Hapni rrugën, kam fëmijët në shkollë”, shprehet qytetari i indinjuar.

Më pas protestuesit kanë zhvendosur podiumin në rrugë për të mos lejuar kalimin e automjeteve.

Shpërndaje në: