Protagonist edhe kur nuk shënon: Broja ndalet vetëm me penallti, ia fiton ndeshjen Southamptonit me këtë super-vrapim
Skuadra ku luan sulmuesi shqiptar – Armando Broja ka arritur fitore me rezultat 2-3 ndaj West Ham.
Në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 19’të të Premier Ligës, Southampton ka arritur të mposht West Ham.
‘Tenka’ siç po e thërrasin tifozët anglez Brojën, zhvilloi një pjesë të dytë briliante, duke ia fituar penalltin për 1-2, e cila u konkretizua nga Ward Prowse dhe duke fituar faullin e cila më pastaj pas një harkimi në zonë u shënua gol për 2-3 nga Bendarek.
Armando Broja with a brilliant run from the half way line to win a penalty ?? pic.twitter.com/qz8ToSQ1hy
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) December 26, 2021
Me këtë fitore Southampton pozicionohet në vendin e 14’të me 20 pikë të tubuara, kurse West Ham, gjindet në vendin e gjashtë me 28 pikë.