Prostitucioni, pjesë e shoqerisë kosovare

Prostitucioni, pjesë e shoqerisë kosovare

E kemi ni si fraz që, “zanati ma i vjetër ka qenë kurvllaku”, edhe pse me këtë fjalën “kurvllak” po e pagëzojnë çdo të dytën vajzë, po nejse… Përderisa në Kosovë ka varfëri, njerzt mendojnë qysh me i çu paret nëpër “skllave t’seksit”.

E për kët “zeje”, Kodi Penal i Kosovës, parasheh prej 5 – 12 vjet burgim, e gjoba deri 500 mijë euro. A ia kish vlejt barra qeranë me u marë me këtë farë pune po t kish pas ligj? Falë heshtjes së institucioneve po vrehet që nifar mnyre pe pranojnë, ani pse rregullat i kanë t’shkrume, sa për sy e faqe. Sociolog e psikolog thonë për prostitucionin që ka ardh falë krizave ekonomike e sociale.

Me e pyt shoqërinë tonë kanë me thonë “vet po ia u kona more, kërkush me zor spo i shtin”. E intervistova një vajzë që e ushtron ni “profesion” të tillë edhe m tha se fillesën e kësaj e mori falë shoqërisë së keqe dhe varësisë së seksit si akt në moshën 17- vjeçare (ajo është sot 18- vjeçare dhe jeton e vepron në Prishtinë). Jetesën e ka të përbashkët me familjarët e saj por që ata nuk janë të informuar për atë, që ajo kryen. Për sa i përket rreziqeve ligjore që i kanosen asaj si një punëtore e seksit, ishtë në dijeni por jo me shifra të sakta, gjithashtu ajo tha se asnjëherë nuk është përcjellur, dënuar, burgosur, gjobitur apo denoncuar në Policinë e Kosovës. Qytetarët e ksaj Kosove po duket që janë të interesuar amo siç dime ne, në mënyrë të heshtur. Qyteti që sjell më shumë të ardhura, sepse interesimi del të jetë më intensiv për një mardhënie seksuale, (jo për ndonjë habi, duke pas parasysh periudhën e para “90) është Ferizaji, sipas intervsitueses. Të interesuarit janë kryesisht mosha 30 deri 50 vjeçarë ndërsa shpërblesa arrin deri në 300 euro. Hej, 300 euro me pasë mardhënie me ni vajzë, (jo po thonë që s ka pare). Arsyet përse këto mosha, kërkojnë prostituta është ndërrimi i “pasulit” (gruas) me vajzat e moshës së re. Intresant mu duk edhe një fakt, investitorët potencial që i’u mbushin xhepat sipas të intervistuarës ishin gurbetqarët. Kjo të lë të kuptosh që ky lloj biznesi është i pranishëm në vendin tonë, qysh në moshë të mitur. Eh tash, kallxomni ju mu, a duhet a nuk duhet me u legalizu prostitucioni në Kosovë? Po para se me u përgjigj, mendoni nëse motra, gruja, vajza ta kishin ushtru kët “profesion” qysh ishit ndi, e sa doni thoni që e rrit ekonominë e vendit. Po qysh ka thonë ai i moçmi “tu u rrit tu u çorodit”.

Shpërndaje në: