Pronari që rrallë shihet i Tottenhamit, është një person i çuditshëm që jeton në jaht 130 milionësh
Joe Leëis është pronar i Tottenhamit, por ju sigurisht nuk e keni parë asnjëherë.
Biznesmeni miliarderi rrallëherë viziton ‘ëhite Hart Lanen’ për ta duartrokitur Harry Kanen me shokë, teksa preferon të jetojë në superjahtin e tij në Karaibe.
Si rezident i Bahamas në jahtin e tij 130 milionësh të quajtir ‘Aviva III’, ai gjithashtu ka një shtëpi afër Sean Conneryt dhe është shok me Tiger ëoodsin, transmeton Periskopi.
Dhe sipas listës së të pasurve ‘Forbes’, ai ka një rrjet me vlerë prej 5 miliardë eurove.
Në shtator të vitit 1992 ai u bë miliarder, falë një investimi të mençur në ditën e quajtur ‘E mërkura e Zezë’.
Joe u bashkua me investitorin, George Soros dhe të dy besuan se funta ishte mbivlerësuar dhe do të binte, derisa Britania u mundua të bashkëpunonte me vendet e tjera që përdornin euron.
Ai vuri bast që funti të kolapsonte në Evropë dhe ashtu ndodhi, që nënkuptoi se ai u bë miliarder brenda natës.
Joe e përsëriti trukun e njejtë duke vendosur bast kundër pesos meksikane, duke i fituar vetes edhe më shumë pasuri. /Periskopi.com/