Pronari i ri 23-vjeçar i Sunderlandit është trashëgimtar i një pasurie 4 miliardëshe
Fansat e Sunderlandit janë detyruar të presin me durim për ardhjen e pronarit të ri, por tashmë është zyrtarizuar gjithçka dhe Kyril Louis-Dreyfus është pronari i ri.
Në 12 muajt e fundit ka pasur vonesa rreth shitjes së klubit nga pronari i deritanishëm, Steëard Donald, transmeton Periskopi.
Më 7 janar të vitit 2020, klubi postoi një komunikatë zyrtare ku u konfirmua se kishte filluar procesi i shitjes.
Në fund të vitit 2020, Sunderlandi pastaj potencoi se është gjetur një blerës dhe emri i tij ishte Louis-Dreyfus.
Pas një pritjeje të gjatë dhe dëshpëruese për konfirmim nga Federata Angleze, Louis-Dreyfus, i cili është vetëm 23-vjeçar, më në fund u konfirmua si pronari i pjesës më të madhe të aksioneve të enjten.
Ju mund të mendoni si është e mundur që një francez 23-vjeçar të jetë pronari i pjesës më të madhe të aksioneve të një klubi si Sunderlandi.
Familja Louis-Dreyfus është e njohur në botën e futbollit.
Robert Louis-Dreyfus, babai i Kyril, ishte aksionari më i madh te Marseille nga viti 1996 deri në vitin 2009, kur vdiq.
Gruaja e tij, Margerita mori kontrollin e klubit pas vdekjes së tij dhe ajo tash renditet si gruaja e gjashtë më e pasur në Rusi.
Kompania e Louis-Dreyfus është një perandori e vërtetë që ka shtrirë ndikimin në disa industri, përfshri agrokulturën, procesimin e ushqimit si dhe transportin ndërkombëtar.
Sipas ‘The Sun’, kompania e tij regjistroi shitje drithëruese prej 33.6 miliardë funtave në vitin e fundit, derisa pronari i Sunderlandit është trashëgimtar i 4 miliardë funteve.
Edhe pse nëna e tij, Margarita shiti Marseillen në vitin 2016, Kyril mbajti 5% të aksioneve të gjigantit të Ligue 1. /Periskopi.com/