Pronari i Chelseat, Roman Abramovich pritet ta vizitojë klubin për herë të parë në tri vite

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich pritet ta vizitojë klubin për herë të parë në tri vite

Roman Abramovich pritet ta vizitojë Chelsean gjatë një udhëtimi të rrallë në Londër.

Pronari i klubit nga ‘Stamford Bridge’ nuk është parë në kryeqytetin anglez prej kur iu shfaqën problemet me vizë në vitin 2018.

Mirëpo, ai ka udhëtuar drejt Britanisë për të vizituar disa të afërm, një zëdhënës e ka konfirmuar, transmeton Periskopi.

Është kuptuar se miliarderi rus me shumë gjasë do ta vizitojë qendrën stërvitore të Chelseat në Cobham gjatë qëndrimit të tij, edhe pse Chelsea nuk zhvillon ndeshje në shtëpi deri më 20 tetor, kundër Malmos në Champions League.

Abramovich ka pasur probleme me vizën britanike që nga viti 2018.

Zëdhënësi i Abramovichit gjithashtu konfirmoi se ai ka udhëtuar drejt Londrës si qytetar izraelit, kështu që u fut në Britaninë e Madhe pa e poseduar vizën. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: