Pronari i Chelseat nuk kursehet edhe jashtë fushe, i dhuron vetes një jaht që kushton…
Roman Abramovich është një nga njerëzit më të pasur në botë, një biznesmen i zoti dhe pronar i një prej klubeve më të rëndësishme në botë: Chelsea. Gjatë viteve ai ka treguar se nuk kursen para, si në fushë me Chelsea-n e tij, ashtu edhe në jetën private. “The Sun” raporton se pasuritë në paund të pronarit të Blues janë rreth 9.8 miliardë. Abramovich nuk shqetësohet nëse do të investojë, veçanërisht në luks, mjafton të shohësh rezidencën prej 125 milion £ në Kensington, vila 78 milion paund në Antibes, por padyshim që një avion privat nuk mund të mungojë.
Abramovich: mega jahti i tij 140 metra i gjatë
Bosi i Chelsea Roman Abramovich i ka dhuruar vetes një super jaht të ri prej 430 milion £, një shifër me të vërtetë e frikshme. Është më shumë se 140 metra i gjatë dhe do t’i dorëzohet manjatit rus në verë. Solaris (emri i mega jahtit) do të ketë 48 kabina dhe do të jetë në gjendje të sistemojë deri në 36 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 60 personash. Me pak fjalë, edhe këtë herë duket se pronari i Chelsea nuk ka kursyer.
E.Ç (Dosja.al)