Pronari i AAB-së thotë se regjisorët në Kosovë janë të dobët
Ai ka folur edhe për karrirën që është duke e zhvilluar në vendet e ish-Jugosllavisë.
“Momentalisht kam marrëveshje me agjensionin “Zona Casting” dhe të gjitha angazhimet e mija bëhen përmes këtij agjensioni boshnjak. Në Kosovë ka filluar mirë të punohet, sidomos filmat e metrazhit të shkurtër, kurse filmat e metrazhit të gjatë nuk po tregojnë shumë sukses, për arsye se nuk kemi asnjë regjisor të mirë (aktorët tjerë edhe pse mendojnë si unë, hezitojnë ta thonë, por unë shumë shpesh e potencoj se nuk kemi regjisorë të mirë, dhe kjo është arsyeja kryesore që nuk kemi filma të suksesshëm).
Aktori Tafa së bashku me familjen e tij e ka në pronësi kolegjin AAB, prej ku dalin kuadro nga fakulteti i arteve në këtë kolegj.
Testi PISA tregoi më së miri për nivelin e arsimit në Kosovë, për të cilin më së shumti fajtorë janë institucionet private të arsimit, një prej të cilëve e posedon edhe vet Tafa. /Periskopi/