Pronarët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë në grevë

Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë-Prishtinë kanë hyrë sot në grevë, në afat të pacaktuar. Kështu pronarët me autobusët e tyre sot nga ora 09:00 janë duke protestuar në fshatin Vranidoll.
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” deri tek ky vendim erdhi për shkak siç thonë ata të mos plotësimit të kërkesës së tyre nga Komuna e Prishtinës karshi vendimit për lëshimin e linjave të reja transporti.
Sipas kësaj shoqate ky veprim nga ana e Komunës së Prishtinës është bërë duke anashkaluar procedurat ligjore dhe të drejtat që i takojnë operatorëve ekzistues.
Shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Një muaj më parë, kjo shoqata ka protestuar me të njëjtat kërkesa.