Promovohet libër kushtuar veprës së Presidentit Rugova, Abdixhiku: Nderimi më i mirë që i bëhet veprës së tij për kulturën e vendit tonë
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar jetën dhe veprën e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Kreu i LDK-së ka thënë se Rugova, me urtësinë, e kulturën e lartë, “është Ati Themeltar i shtetit tonë”, ndërsa njoftoi promovimin e librit kushtuar jetës dhe veprës së tij.
“Dhe ky besoj se është nderimi më i mirë që i bëhet veprës dhe kontributit të tij për kulturën e vendin tonë, për çka i falënderoj të gjithë këta autorë që janë bërë pjesë e këtij libri.” – tha Abdixhiku më tej.
Abdixhiku tha se veprat e presidentit historik “nuk vjetrohen, por bëhen përherë e më të freskët dhe na ushqejnë me ide pozitive e na japin forcë, që të dimë t’i kalojmë sfidat me qetësi e urtësi, si këto të sotmet.”
Ai shtoi se mbeten “të përkushtuar ta çojmë përpara filozofinë e tij, për njeriun tonë e për Kosovën tonë, për çka Rugova dha gjithçka.”