Promovohen 5 vëllimet e Arbën Xhaferit në “Panairin e Librit”
Janë promovuar në “Panairin e Librit”, pesë vëllime për Arbën Xhaferin të redaktuara nga Shkëlzen Maliqi, njofton Klan Kosova.
Këto vepra janë materializuar nga Qendra Kulturore Klan Kosova së bashku me shtëpinë botuese “Dudaj” në Tiranë, mbështetur edhe nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Me këtë rast redaktori i veprave Shkëlzen Maliqi tha se këto libra janë shumë të rëndësishme për lexuesit pasi në to përfshihet e gjithë kujtesa e historikut të Arben Xhaferit.
Nga ana tjetër, Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu ka thënë se kjo është më e pakta që është bërë për Arbënin.
“Gjashtë vite më herët, një histori e vjetër në yrtet e partisë demokratike, Arben Xhaferi na tha se këtu diku është arkiva e të gjithë intervistave, mesazheve dhe të gjitha letrave deri kur ka ndërruar jetë. Gjithë ajo arkiv është sistemuar nga Shkelzen Maliqi për muaj të tërë. Këto 5 liba janë histori e kujtesës së Arben Xhaferit, kjo është më e pakta që kemi bërë për të”.
“Këto janë pesë libra të botuara nën patronatin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Klan Kosova si dhe shtëpinë botuese “Dudaj” nga Tirana”, tha tutje Haxhiu.