Prokurorinë Speciale e merr uji, KEDS e ndërpret energjinë elektrike në qendër të Prishtinës
Në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës konsumatorët kanë mbetur pa energji elektrike që një orë.
Arsyeja e ndërprerjes së energjisë ka ardhur pasi që ka shpërthyer uji në ndërtesë te Prokuroria Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi.
Ai ka theksuar se për arsye sigurie është ndalë rryma dhe derisa të sanohet problemi nga Ujësjellësi rajonal i Prishtinës nuk mund të lëshohet energjia elektrike.
Gazeta merr vesh se tashmë ekipet nga KUR-Prishtina kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me evitimin e këtij problemi.