Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 23 personave për mashtrim me Call Center
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, 23 të pandehurve A.F; K.G; I.L; D.H; M.T; V.K; A.Z; L.H; Ç.Q; F.H; M.K; F.K; I.S; S.P; A.V; A.N; I.XH; A.DH; E:L; A.M; K.R; E.R; Q:I; për rastin e njohur Call Center.
Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët shtetas gjerman, përmes qendrave të thirrjes Call Center, duke investuar nëpër platformat online.
Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi”, “Shpëlarja e parave” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.