Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 8 personave, ja për çka po dyshohen

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 8 personave, ja për çka po dyshohen

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin, shkruan Periskopi.

Sipas një njoftimi nga kjo Prokurori të pandehurit janë H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

“Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së”, thuhet mes tjerash.

Tutje thuhet se prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike.

Shpërndaje në: