Prokuroria Speciale: Ministrja Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Prokuroria Speciale: Ministrja Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Nga Prokuroria Speciale në Prishtinë kanë konfirmuar se Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar me ftesë të kësaj prokurorie. Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares, kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, përfundon komunikata.

Sipas raportimit intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.

Ministrja Artane Rizvanolli shkon për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale

 

 

Shpërndaje në: