Prokuroria Speciale arreston një femër në Mitrovicë mbi dyshimet për veprën penale “spiunazhi”

Prokuroria Speciale arreston një femër në Mitrovicë mbi dyshimet për veprën penale “spiunazhi”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme ka arrestuar një femër në Mitrovicë, lidhur mbi dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.

Lidhur me rastin, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërkohë njësitet relevante të Policisë së Kosovës po kryejnë bastisje në banesën e të dyshuarës, për t’i siguruar provat.

“Prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: