Prokuroria për të shtënat me armë zjarri në Klinë: Arrestohen dy persona sekuestrohen edhe armë

Ka pasur të shtëna me armë zjarri në Dollc të Klinës, kanë njoftuar edhe nga prokuroria në Pejë, transmeton Periskopi.
Dy persona janë arrestuar dhe janë gjendur edhe armë.
“Me datë 23 mars janë pranuar informatat nga stacionin policor në Klinë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc. Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave. Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit A-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës. Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve””, tha zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.