Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për Akil Gjakovën
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë që xhudistit kosovar, Akil Gjakova t’i caktohet masa e paraburgimit pas arrestimit të tij, shkruan Periskopi.
Lajmin e kanë konfirmuar për Periskopin nga Prokuroria e Pejës.
“Prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale dhunë në familje”, kanë thënë nga prokuroria.
Xhudisti Gjakova i cili po dyshohet për dhunë në familje është arrestuar të martën në mbrëmje, ndërsa është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Ndryshe, ai ishte shpallur në kërkim nga Policia, mirëpo xhudisti ishte jashtë shtetit, sipas Federatës së Xhudos.
Federata e Xhudos në një reagim më herët ka thënë se beson në pafajësinë e tij./Periskopi
Federata e Xhudos i del në mbrojtje Akil Gjakovës: Besojmë në pafajësinë e tij