Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për një person, dyshohet se mbolli bimë kanabisi

Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për një person, dyshohet se mbolli bimë kanabisi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për S.J., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit S.J., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Ai dyshohet se më 14 gusht me dashje dhe pa autorizim ka kultivuar bimën e kanabisit.

Atij i janë gjeur 8 bimë të mbjella në katër vazo.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri S.J., më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhërkontrollit, nga ana e zyrtarëve policor në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 8 bimë të llojit ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 45 cm – 1.30m, në katër vazo të plastikës. Gjithashtu, tek i pandehuri është gjetur edhe substancë narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 1.00gr., të cilat janë sekuestruar. Me këto veprime i njëjti dyshohet të ketë kryer veprat e sipërshënuara penale.”

Shpërndaje në: