Prokuroria mban sot konferencë për rastin e Liridona Ademajt

Prokuroria mban sot konferencë për rastin e Liridona Ademajt

Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin e Liridona Ademajt, gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në nëntor të vitit 2023.

Në një njoftim nga prokuroria është bërë me dije:

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ju fton të merrni pjesë në konferencën për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila do të mbahet me datë 15.01.2025 me fillim nga ora 10:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, Salla e Konferencave, Kati 0”.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe Leonard Ademaj, vëllai i të ndjeres.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve” – ka njoftuar Ademaj në Facebook.

Shpërndaje në: