Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Prizren për kanosje për fajde
Prokuroria Themelore në Prizren, ka arritur që me datë 20.01.2025 të arrestoj një person të dyshuar, në pikën kufitare në Merdare.
Ai njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
”I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë
që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” ”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.