Prokuroria kërkon paraburgim për ministrin Damka
![Prokuroria kërkon paraburgim për ministrin Damka](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Fikrim_DamkaAA-600x360-1-500x300.jpg)
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, që dyshohet për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.
Damka, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës, dyshohet se ka sulmuar dy persona, ku njëri prej tyre është Arda Maloku, nga Partia Inovative e Lëvizjes Turke.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se në sulm ishin të përfshirë tre persona, mirëpo vetëm dy prej tyre janë dërguar në ndalim për 48 orë, përfshirë ministrin Damka.
Sipas Prokurorisë, sulmi është bërë për shkak të mosmarrëveshjeje të mëhershme politike, ku Damka e ka kapur për krahu të dëmtuarën dhe i është drejtuar me fjalët “t’i shporru nga ky vend, kjo zonë është e jemja, kush je ti këtu me qëndru”..
Ai dyshohet se më pas e ka shtyrë atë, derisa janë mbledhur rreth 30 simpatizantë të dy partive politike.
Damka thuhet se ka kërcënuar edhe me vrasje, duke thënë “me ty merremi ndryshe, ju kalli të gjithëve, ju vras”, e edhe “ty jam duke të kërkuar qe sa kohë ty unë kam me vra ty, kam met myt ty e tërë familjen”. /koha.net/