Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 37 vjeçarit në Gjilan

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 37 vjeçarit në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Valmir Salihu dhe Florian Mitev tw dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit S.O. në Gjilan.

Prokuroria njofton se “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.S. dhe F.M., me datën 7 nëntor 2024, rreth orës 13:55 minuta, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake, e kanë përcjellë të njëjtin duke i’u vu pas me biçikleta, me ç’rast pasi i ndjeri ka dalë nga vetura, afrohen të pandehurit dhe nga afërsia i pandehuri V.S., gjuan një herë me armë në drejtim të tij në anën e majtë mbrapa shpinës, i cili për shkak të plagës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku më pas ikin në drejtim të panjohur”.

Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të KPRK-së.

Ndërsa Salihu, dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi pa autorizim, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.

“Të pandehurit e lartshënuar me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.”

Shpërndaje në: