Prokuroria jep detaje për zv/ministrin që bëri aksident i dehur me veturë zyrtare

Prokuroria jep detaje për zv/ministrin që bëri aksident i dehur me veturë zyrtare

Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e shkaktuar nga zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Motoçiklist ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se është inicuar rast për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 të KPRK-së. I dyshuari është intervistuar në stacioni policor, të dëmtuarit i është dhënë ndihma mjekësore ku ka rezultuar se ka pësuar lëndim të lehtë trupor. Rasti është në hetime dhe është duke u trajtuar në procedure të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës për Nacionalen.

Shpërndaje në: