Prokuroria jep detaje për grabitjen dhe plagosjen në Veternik

Prokuroria jep detaje për grabitjen dhe plagosjen në Veternik

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë për grabitjen në oborrin e një qendre tregtare, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë dy persona mbetën të plagosur.

Një person është arrestuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që po vazhdon ndjekja e personave të cilët ndodhen në arrati.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e një qendre tregtare.

Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, raporton Periskopi.

Prokuroria thotë se për momentin nuk mund të ofrojë të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo Prokurori i shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh çështjen në tërësi.

Shpërndaje në: