Prokuroria i ngriti aktakuzë: Kush është Muharrem Ibraj që bashkë me forcat sebe kryen krime ndaj popullatës civile shqiptare?

Prokuroria i ngriti aktakuzë: Kush është Muharrem Ibraj që bashkë me forcat sebe kryen krime ndaj popullatës civile shqiptare?

Sot Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar që dyshohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, shkruan Periskopi.

Siç ka njoftuar Prokuroria, Muharrem Ibraj gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë”

“Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati”, thuhej mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Por kush është Muharrem Ibraj nga Gjakova që bashkë me babain e tij kryenin krime ndaj shqiptarëve?

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek i Hilës së Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.

Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.

Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.

Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës i dënoi këta persona, mes tjerash edhe për Masakrën e Mejës: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së 1996-2000 – 22 vjet; Dragoljub Ojdanić, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-2000 -15 vjet; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-99 – 22 vjet; Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë – 14 vjet; Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë 1998-1999 – 20 vjet.

Në prill 2013 prokurorët e EULEX-it filluan hetimin ndaj afërsisht 20 personave për Masakrën e Mejës. Në korrik 2015 prokurori Charles Hardaway ngriti aktakuzë kundër shqiptarit Sahit Halitaj, me arsyetimin se u ka ndihmuar policëve serbë për krimet kundër civilëve shqiptarë në Mejë. Në dhjetor 2015, ‘pas paraqitjes së rrethanave të reja’, prokurori që ngriti aktakuzën, parashtroi propozimin për tërheqje nga aktakuza.

Në shkurt 2015, INTERPOL-i, me kërkesë të UNMIK-ut, lëshoi urdhërarrest ndaj 17 pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë për Masakrën e Mejës.

Në fotografinë e mëposhtme shihet Ibraj duke shpërndarë ndihma humanitare në fshatin Osek i Hilës së Gjakovës.

 

Shpërndaje në: