Prokuroria e Shtetit nuk ka urdhëruar nisje të hetimeve ndaj KQZ’së

Prokurori i Shtetit, përfshirë Prokurorinë Speciale, nuk kanë urdhëruar nisjen e hetimeve kundër KQZ’së.
Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Liridonë Kozmaqi.
“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e perfshire edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së.”, tha Kozmaqi.
Periskopi përmes burimeve raportoi se Policia e Kosovës ka bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas skandalit me web faqen e KQZ-së.
Policia e Kosovës bllokon KQZ’në- Urdhër i Prokurorisë: Të mos preket asgjë