Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë

Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë

Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni i tha Gazetës Express se zyrtari policor i cili drejtonte automjetin zyrtar të Policisë është ndaluar për 48 orë.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura, një (1) veturë zyrtare e policisë dhe një (1) veturë civile. Si pasojë e aksidentit, tre (3) persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për këtë rast, është ndaluar një (1) person me vendim të prokurorit për dyzetetetë (48) orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, tha Preteni në një përgjigje me shkrim.

Ai tregoi gjithashtu se rasti është duke u hetuar në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Shpërndaje në: