Prokuroria: Dy persona dyshohen për vrasjen e policit në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur në një konferencë për media se nga provat materiale të siguruara shihet se polici Muhamed Lika u vra të martën në mbrëmje në Kaçanik nga dy persona, përcjell Periskopi.
Deri tash nuk ka të arrestuar.
Sipas Prokurorisë, polici është qëlluar në shkallët e ndërtesës ku jetonte.
Rasti ka ndodhur në mbrëmje, kur polici po kthehej nga puna.
“Rreth orës 23:00 në vendin Kaçanik, nga persona të panjohur është vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, rreshteri ML. Në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij, në shkallët e ndërtesës nga persona të panjohur për momentin është qëlluar dhe nga plagët ka ndërruar jetë. Nga provat materiale, shihet që aktin e kanë kryer dy persona e që për momentin largohen nga vendi i ngarjes””, tha Çerkini në konferencë.