Prokurori zviceran kërkoi dënim për ish-presidentin e FIFA-s dhe UEFA-s, Joseph Blatter dhe Michel Platini
Prokurori zviceran kërkoi një dënim me kusht prej një vit e tetë muaj burg për Joseph Blatter dhe Michel Platini, përkatësisht ish-presidentë të FIFA-s dhe UEFA-s, të akuzuar për mashtrim.
Prokurori Thomas Hildbrand, në fjalën e tij përfundimtare, bëri të qartë se “Blatter dhe Platini vepruan për një motiv thjesht egoist dhe pasuror”.
Michel Platini nuk ishte i pranishëm në gjykatë, ndryshe nga Joseph Blatter.
Gjyqi i nisur të mërkurën e kaluar do të vazhdojë deri më 22 qershor dhe mbrojtja ende nuk ka paraqitur argumente. Përfundimi është planifikuar për 8 korrik.