Prokurori i Speciales i paraqet dëshmitarit dokument nga MUP’i i Serbisë, s’ia di as autorin as njësitin

Prokurori i Speciales i paraqet dëshmitarit dokument nga MUP’i i Serbisë, s’ia di as autorin as njësitin

Tashmë nuk është tabu, e nuk është as çudi, madje po pranohet e po normalizohet edhe nga vet prokuroria. Specialja po shërbehet me materiale të MUP-it serb duke i përdorur ato si prova kundër katërshes së madhe të UÇK-së.

Në seancën e sotme ku po dëshmonte ish-ushtari i UÇK-së nga zona e Pashtrikut, Kurtesh Fondaj, ka pasur një moment interesant, absurd dhe alarmant. Prokurori i Speciales, gjersa po ia paraqiste dëshmitarit Fondaj një dokument ku kinse përshkruheshin rolet e ndihmës komandantit për zbulim e kundër-zbulim, vet e zbuloi se dokumenti në fjalë është sekuestruar nga autoritetet serbe, konkretisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Siç edhe shihet në video, dëshmitari Fondaj as nuk e di se çka është ai dokument dhe se nuk arrin as të përshkruaj vërtetësinë e përmbajtjes së tij.

Pjesë nga biseda në gjykatë:

Prokurori: Dëshmitar, duam të shohim më konkretisht ndihmës komandanti për zbulim dhe kundër zbulim, dhe thuhet, “ndihmës komandanti për zbulim dhe kundërzbulim ka ndihmësat e vet dhe për detyrë zbulimin dhe kundër zbulimin, merret me zbulimin e forcave të armikut, numrin e tyre, përqendrimin e stacionimin.

Gjykatësi: Më ngadalë.

Prokurori: Detyra e tij është të zbulojë qëllimet e armikut, numrin e armatimeve dhe llojin e armatimeve. Zbulon bashkëpunotërët e armikut dhe për ata që kanë fakte të mjaftueshme se po dëmtojnë çështjen kombëtare përdor mënyra dhe metoda të nevojshme. Ka për detyrë të kontrollojë dhe hulumtojë pjesëtarët e UÇK-së mos ndonjëri po tradhton dhe bashkëpunon me armikun dhe jep sekrete ushtarake, pozitën, ka të drejtën të veprojë në nivel kompanie dhe për UÇK-në në përgjithësi dhe çdo kërkesë që i bën policia ushtarake duhet të zbatohet. Dëshmitar, me aq sa ju kujtohet, a është përshkruar saktë këtu funksioni i ndihmës-komandantit për zbulim e kundër zbulim.

Kurtesh Fondaj: Është i përshkrum, por a është saktë apo ka mbet dicka pa u thanë apo mos është dicka elemente të vogla unë nuk e di se e përmenda me të vërtetë ka kalu shumë kohë edhe unë nuk mund të lëshohem në çështje të ekspertizës së saktë të kësaj problematike.

Prokurori: Të nderuar gjykatës, ne themi që përshkrimi përputhet në parim me atë që kujton dëshmitari. Ky është një dokument i TPNJ-së që është sekuestruar nga autoritetet serbe,  konkretisht ky dokument është marrë nga MUP-i serb në Prizren, në 1998-ën, sepse këtu thuhet është marrë nga zyrtat e UÇK-së në Prizren. Pra, sepse këtu thuhet UÇK, Prizren.

Mbrojtja kundërshton dokumentin.

Avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së kundërshtuan fuqishëm këtë dokument duke thënë se të njëjtit nuk i dihet as autori.

Elemente të tjera skandaloze të këtij dokumenti, sipas mbrojtjes janë se prokuroria nuk e di se as për cilin njësit bëhet fjalë, e më kryesorja, problematika parësore qëndron tek prejardhja e dokumentit në fjalë. /Lajmi.net/

Video: 

Shpërndaje në: