Prokurorët e SPAK do ta marrin në pyetje, reagon nga qelia Ilir Meta: Organizatë kriminale
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagon nga qelia pas lajmit se prokurorët e SPAK do ta marrin në pyetje nesër, datë 7 janar ora 10:00.
Përmes një reagimi nga rrjeti i tij social Facebook, Meta thotë se padyshim që do të paraqitet në SPAK, por jo për t’u marrë ai në pyetje, por për t’i marrë ai në pyetje prokurorët.
Reagimi i Metës:
“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.”