“Solar4Kosovo II – Ngrohja qendrore diellore”, Loti 1 Impianti i ngrohjes qendrore

“Solar4Kosovo II – Ngrohja qendrore diellore”, Loti 1 Impianti i  ngrohjes qendrore

Aplikantët e interesuar janë të ftuar të paraqesin aplikimet e tyre për tenderin furnizimi dhe instalimi i projektit të lartpërmendur. Parakualifikimi përfshin prokurimin e një impianti diellor të ngrohjes qendrore, që përbëhet nga një rezervuar sezonal i ruajtjes së energjisë termike të ujit (PTES), një fushë kolektorësh termik diellor (SCF) dhe një impiant ngrohjeje, që përfshin një pompë termike me absorbim të nxehtësisë nga Kogjenerimi (AHP).

Koncepti ideor parashikon, që fusha e kolektorëve termik diellor të furnizojë me energji termike në PTES të rrjetit të ngrohjes qendrore gjatë periudhës jashtë sezonës ngrohëse. Me fillimin e sezonit të ngrohjes në vjeshtë, nxehtësia diellore më pas futet drejtpërdrejt në rrjet nëse temperatura në PTES është më e lartë se temperatura e kthimit në rrjetin e ngrohjes qendrore (rrjeti NQ-se). Kur temperatura në rezervoarin për depozitim të ujit bie nën temperaturën e kthimit nga rrjeti I NQ-se, ateherë energjia nga rezervoari (PTES) shkarkohet nëpërmjet pompës termike (AHP), e cila më pas funksionon vazhdimisht për sezonin e mbetur të ngrohjes. Një përshkrim i detajuar i punëve mund të gjendet në Seksionin VII Fusha e Punës në Dokumentin e Parakualifikimit.

Projekti do të realizohet në përputhje me Kushtet e Kontratës për Ndërtimin e Impiantit dhe Projektimit (FIDIC Libri i verdhë). Koha e parashikuar për përfundimin është 30 muaj plus një fazë 6-mujore të komisionimit.

Dokumentet e parakualifikimit mund të kërkohen nga agjenti i tenderit në: www.gtai.de

 

Shpërndaje në: