Projektohet supervetura e parë shqiptare, rivale e Lamborghinit dhe Ferrarit
Shqipëria mund ta ketë shumë shpejt superveturën e parë të saj. Qëndrim Thaqi, themelues i Arrera Automobili, është gati për të realizuar projektin e tij madhor: superveturën Illyrian Pure Sport.
Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një ide, por pasi të përfundojë projekti, Illyrian Pure Sport do të jetë supervetura e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.
Nga fotot e postuara, makina ngjan me Porsche 9RE, por me disa pjesë të frymëzuara nga markat e famshme italiane. Sidomos pjesa e përparme e saj duket si një Lamborghini Gallardo.
Mendohet se kjo makinë do të ketë një shpejtësi maksimale prej 375 km/h dhe do të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2,7 sekonda. Të dhëna të tilla do ta bënin një rivale të fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.