Projektligji për sigurime shëndetësore, opozita skeptike se procedohet për shqyrtim

Projektligji për sigurime shëndetësore, opozita skeptike se procedohet për shqyrtim

Kur i kanë mbetur pak muaj deri në fund të mandatit, ende nuk është e qartë nëse Qeveria Kurti do të arrij ra realizoj premtimin që sigurimet shëndetësore të rregullohen me ligj.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia për vonesat ishte arsyetuar se shkaku i pandemisë sistemit i kishin dal prioritete të papritura.

Por, javë më parë tha se është çështje ditësh kur ai do të procedohet në Qeveri për miratim, që pastaj t’i hapet rrugë diskutimit e shqyrtimit për të në Kuvend.

Por, sipas anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi nga opozita, ka pak gjasa e pritje që kjo të bëhet.

“Një ligj të mirëfilltë, Kosova nuk e ka deri sot. Ligji për sigurime Shëndetësore ka qenë në agjendë legjislative që nga vitit 2021 e këndej. Mendoj se po të ishte i hartuar ai ligj do të ishte implimentu e do të kishim pas sigurime shëndetësore. Ne nuk kemi pas ligj të hartuar në dorë. Ne kemi kërkuar që të vije në komisioni, ministrin e Shëndetësisë për diçka tjetër por ai ka thënë se para datës 04 korrik nuk ka kohë të takohet me ne, aty presim ta pyesim,” ka thënë deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Informacion se deri ku ka shkuar puna për këtë çështje, nuk kanë as nga mazhoranca.

Vetëm se kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, beson në premtimin e ministrit se deri në fund të qershorit ky projektligj do të jetë në duar të deputetëve.

“ Sipas Strategjisë Legjislative në qershor do të përcillej ligji për Sigurime Shëndetësore, jemi ende në kohë. Unë e di që ka qenë në diskutim publike pastaj do të përcillet nga Qeveria në Kuvend. Ne po e presim që ashtu siç është dërgu në fillim të vitit strategjia legjislative, presim që të vije në fund të qershorit,” thotë deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku.

Shpërndaje në: