Profesori nga Austria: Artan Behrami është politikan i shkolluar, shkencëtar i politikës
Profesori nga Austria, Univ. Prof. Dr. Johann Günther që ligjëroi në shumë Universitete të botës përmes një Video mesazhi ka mbështetur kandidatin për deputet të Ish-Këshilltarit të Presidentit Thaçi, Artan Behrami!
Në këtë Video të cilën e ka postar Behrami në profilin e tij në Facebook, profesori Günther ka theksuar se me Behramin nihet prej 20 vjetësh!
“Mendoj se çdo shtet, çdo shoqëri janë përgjegjës për politikat që zhvillohen në vendet e tyre. Por, ai për të cilin mund të flas është Artan Behrami. E njoh qysh para 20 vjetëve, kur ishte gazetar, bile kam pasur edhe mosmarrëveshje me të”, ka thënë ai në këtë Video.
Më pas, profesori Günther ka theksuar se me Artanin njohu edhe një njeri shumë tolerant.
“Më vonë ai studioi Shkenca Politike në Universitetin e Danubit, në të cilin unë kam ligjëruar mbi 10 vjet. Ai studioi te njëri ndër profesorët më të njohur këtu në Austri, prof. Peter Filzmeier. Artan Behrami është politikan i shkolluar dhe shkencëtar politik”, ka shtuar Günther.
Ky është Video-Mesazhi i plotë i Univ. Prof. Dr. Johann Günther në mbështetje të Artan Behramit!