Profesori me renome botërore mbështet kandidaturën e Artan Behramit
Profesori austriak, Thomas A. Bauer, i cili është profesor në Departamentin e Komunikimit në Universitetin e Vjenës, ka mbështetur Artan Behramin si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.
Profesori Bauer, përveç në Universitetin e Vjenës, ka ligjëruar edhe në mbi 68 universitete të ndryshme të botës.
Ai është pjesë e shumë organizimeve evropiane që merren me Komunikim Politik dhe media. Profesori Baur, përmes një videoje, të cilën e ka postuar në profilin e tij në Instagram, thekson se me kandidimin e Artan Behramit për deputet, Kosovës i ofrohen një personalitet kredibil, i shkolluar dhe përplot me vullnet!
“Artan Behrami ka vendosur të aktivizohet në mjedisin politik. Dhe ky është një lajm, sepse personalitete me këtë sfond të shkollimit, me këtë karakter në formatin qysh unë e njoh, me vullnetin e madh që e sjell, Artani, botës e politikës, por edhe Kosovës i ofron një fytyrë kredibile. Urimet më të përzemërta!”, ka thënë Bauer në këtë video.
Ky është profesori i dytë nga Austria që mbështet kandidaturën e Artan Behramit për deputet të Kosovës. Ky është video-mesazhi i profesorit Bauer!