Profesori i njohur: Jam me Italinë qe 20 vjet, por Anglia na mund

Profesori i njohur: Jam me Italinë qe 20 vjet, por Anglia na mund

Filozofi i njohur shqiptar, Artan Fuga, në profilin e tij në Facebook kësaj here ka folur për sportin.

Sot luhet finalja e madhe e Euro2020 mes Italisë dhe Anglisë në Wembley.

Fuga ka deklaruar se e mbështet Italinë prej që ishte 20 vjeçar, por sot beson që fiton Anglia.

“Na mundin, o burrë! Janë më të fortë!” – ka thënë ai, përcjell Periskopi.

Ai po ashtu ka porositur tifozët e këtij sporti që të kenë kujdes me pijet dhe zhgënjimin.

Statusi i plotë:

Itali – Angli

Po si është e mundur me njeriun, do gjithmonë të fitojë! Kujton gjithmonë se do të realizohet ajo që ai do!

More unë me Italinë jam sepse qysh 20 vjeç ndiqja Betegën qytet më qytet në radio dhe në darkë në tv kur bënte gol, por sot, pa qejf them:

Anglia na mund!

Hajd mos u trishtoni, shijojeni ndeshjen, merreni qetësisht, pa shumë emocione dhe mbi të gjitha mos ja vini pastaj fajin arbitrit!

Bëjuni humbës të mirë! Jo mistreca! ? Por kujdes me bastet gjithashtu! Jo më shumë se një birrë, e shumta dy, në bast!

Mos marrim dëshirat për realitet!

Na mundin, o burrë! Janë më të fortë!

Shpërndaje në: