Profesori i ekonomisë: Mosekzekutimi i pagave dyshoj se lidhet me ndonjë problem tjetër operacional
Profesori i Ekonomisë, Ujkan Bajra ka folur për Periskopin pas mosekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë.
Ai ka fajësuar ministrin e financave, Hejuran Muratin duke thënë se dështimi i tij nuk justifikohet me asgjë.
Ekonomisti Bajra thotë se dyshon se “dështimi i mos ekzekutimit të pagave nuk lidhet me mungesën e një ushtruesi të detyrës së drejtorit, por thjesht me ndonjë problem tjetër operacional”.
Sipas tij, edhe një ditë tjetër vonohen pagat, atëherë konsiderohet shkelje ligjore.
“Sot, ligjërisht është dashur të ekzekutohen pagat në sektorin publik, megjithatë qeveria ka dështuar. Kjo është një situatë e paprecedent dhe nuk ka asnjë justifikim, pasi dështimi për të ekzekutuar pagat është përgjegjësi e Ministrisë së Financave dhe ministrit Hekuran Murati. Sipas ligjit për menaxhimin e financave publike, çdo pozicion i zyrtarit financiar, përfshirë drejtorin e thesarit, duhet të ketë një zyrtar alternativ. Nuk është justifikim fakti që pozita e drejtorit të thesarit ka mbetur e paplotësuar, dhe sot dikush është kujtuar për këtë fakt – pikërisht ditën e fundit të muajit, kur qytetarët dhe punëtoret do të duhej t’i kishin tashmë pagat në llogaritë e tyre. Edhe një ditë e vetme vonesë nënkupton një shkelje ligjore. Dyshoj se dështimi i mos ekzekutimit të pagave nuk lidhet me mungesën e një ushtruesi të detyrës së drejtorit, por thjesht me ndonjë problem tjetër operacional”, u shpreh për Periskopin profesori Bajra.
Për këtë Periskopi ka reauar edhe Sindikata e Administratës së Kosovës.
Kryesindikalisti Ali Gashi per Periskopin tha se ka qenë shokuese, dhe se për një gjë të tillë zyrtarët janë të shqetësuar për shkak të obligimeve që i kanë tani në dimër.
Gashi tutje tha se Qeveria këtë e ka bërë qëllimisht për t’i nervozuar zyrtarët publikë.
“Si sindikatë jemi të shqetësuar, pasi sic e dimë jemi në fillim të obligimeve dimërore, ka qenë e paparalajmëruar, dicka shokante por në realitet është prit, pasi që qeveria qëllimisht nuk e ka ndërmarr masat per me mbulu departamentin e saj, pozitën e zyrtarit civil nëshkrimin për lejimin e pagesave. Kjo është shokuese, paaftësi e vazhdueshme së Qeverisë dhe sic duket një veprim i qëllimshëm për t’ nervozuar dhe për t’i stresuar të punëtorët në sektorin publikë të cilët marin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi për Periskopin.
Qeveria ka dështuar ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.
Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit./Periskopi
Dështimi i Qeverisë për ekzekutimin e pagave, reagon Sindikata: Paaftësi e tyre, po bëhet qëllimisht