Prodhuesi i Dizellit rrotullohet në varr: Nuk e prodhoi motorin për naftë por për vaj bimor (Video)

Prodhuesi i Dizellit rrotullohet në varr: Nuk e prodhoi motorin për naftë por për vaj bimor (Video)

Rrëfimi për njeriun prapa motorëve dizell që po rrotullohet në varr [me atë që po bëjmë ne].

Inxhinieri franko-gjerman Rudolf Diesel [Dizell] filloi punën duke dizajnuar frigoriferë. Por, në vitin 1892, ai e patentoi pajisjen ndezëse revolucionare me kompresion që u njoh si motori dizell. Për dallim nga motorët me avull apo motorët e hershme me naftë, ajo  punonte duke e shtypur ajrin brenda një cilindri, duke e bërë mjaftueshëm të nxehtë që të ndezte karburantin dhe të krijonte një shpërthim të fuqishëm, përkthen Periskopi nga BBC.

Ishte një sistem shumë i thjeshtë dhe mjaft ekonomik.

U shpik për të funksionuar me lëndë të ndryshme djegëse, përfshirë pluhurin e qymyrit [thëngjillit] dhe vajërat bimore.

Një prej pajisjeve të hershme të tij u demonstrua në panairin botëror në Paris në vitin 1900. Ajo funksiononte përmes vajit të kikirikëve dhe e fitoi Çmimin e Madh.

Shpikja e tij ishte më ekologjike dhe efikase se sa të gjitha format e tjera të asaj kohe. Dhe bujqit, bukfalisht, kësisoj mund të prodhonin lëndët e tyre djegës.

Zoti Diesel u bë evangjelist për përdorimin e vajërave bimore si lëndë djegëse. Më 1912 ai tha:

“Përdorimi i vajërave bimore si lëndë djegëse mund të duket i parëndësishëm sot. Por, vaji i tillë mund të bëhet në të ardhmen po aq me rëndësi sa nafta dhe produktet e qymyrit sot.”

Motori i ri i Dieselit e bëri atë milioner para se të bëhej 40 vjeçar. Por jeta e tij, përfundoi tragjikisht.

Në vitin 1913, duke udhëtuar nga Belgjika për në Angli në një anije me avull, ai u mbyt në det. Kishte një rrethanë të çuditshme që e përcillte zhdukjen dhe vdekjen e tij që çoi në shumë teori konspirative.

Ndërsa disa njerëz supozonin që ai e kishte vrarë veten, të tjerë mendonin se ai ishte vrarë nga agjentë të huaj. Ka pak evidencë sidoqoftë, dhe rasti tash e 106 vjet nuk është zgjidhur.

Pas vdekjes së Dieselit, vaji i papërpunuar u bë gjerësisht i përhapur dhe motori i saj u adaptua që të përdorej me naftë, si lënda e vetme djegëse për të. Ky lloj i naftës u bë i njohur në mbarë botën si “Petrodizell” apo thjesht si “dizell”.

Motorët dizell më vonë do ta revolucionarizonin sistemin e transportit pas Luftës së Parë Botërore, duke qenë prapa grahjes së trenave, anijeve dhe autobusëve.

Kamionët e parë dizell u paraqitën në rrugë në vitet ‘20 dhe ‘30. Prodhimi i parë i veturave dizell në botë u bë nga Citroën Rosalie më 1933.

Deri vonë, gjysma e veturave të shitura në Evropë ishin dizell.

Por, imazhi i dizellit është prishur shumë pas skandaleve të mashtrimit në testet e emetimit të gazrave të ndaluara. Ka po ashtu edhe evidencë e prova të shumta dhe rritje të vetëdijes për problemet potenciale me shëndet që dizelli mund të shkaktojë.

Kjo bëri që shitjet në Evropë të bënin për 20 për qind në vitin 2018. Disa qytete në Evropë madje edhe i kanë ndaluar këto vetura.

Ndoshta, duhet të mbesnim te motorët me vaj kikirikësh.

Për të parë videon klikoni këtu./Periskopi

Shpërndaje në: