Prodhohet celulari më i lirë në botë

Prodhohet celulari më i lirë në botë

Celulari i mençur më i lirë në botë do të kushtojë vetëm 3.5 euro, dhe ai pritet të fillojë të shitet më vonë këtë javë fillimisht në Indi.

Me qëllim që të ofrojë qasje në internet për miliona njerëz në të cilët nuk mund të blejnë një celular të shtrenjtë, pajisja ‘Freedom 251’ do të jetë në dispozicion nga 30 qershori.

Edhe pse ishte në dispozicion më herët këtë vit, prodhuesit e tij u detyruan që të ri-nisnin 30,000 para-blerjet pasi uebfaqja e tyre ra, transmeton Gazeta Express.

Celulari vjen me një ekran katër inç, një kamerë 8MGP prapa dhe një kamerë 3.2MGP përpara. Pavarësisht lansimit, kritikët thonë se është e pamundur të krijosh një celular të mençur me këtë çmim.

Shpërndaje në: