Prodhimi i Ferrarit do të vazhdojë të jetë më i ulët se kërkesat e blerësve
Ferrari nuk është shumë i interesuar për të rritur prodhimin vjetor, megjithëse ka hapësirë në treg.
Ai është një nga 20 markat e makinave që kanë vendosur të marrin pjesë këtë vit në Panairin e veturave në Frankfurt. Në vend të kësaj, ky prodhues i superveturave ka mbajtur premierën e dy modeleve të reja në Itali, përpara shfaqjes në Frankfurt.
Gjatë prezantimit të F8 Tributo Spider dhe 812 GTS, shefi i marketingut i Maranela, Enrico Galiera, tha se Ferrari gjithmonë do të prodhojë më pak automjete sesa kërkesat e tregut.
“Ferrari mbetet i përqendruar në ekskluzivitetin, dhe fakti që klientët ndonjëherë do të presin më gjatë makinën e tyre, do të thotë vetëm se ata do të ëndërrojnë për këtë më gjatë”, tha ai.
“Ata do të kënaqen me automjetin e tyre më shumë në momentin kur do t’iu dorëzohet,” shton ai.
“Do të dorëzojmë gjithmonë të paktën një makinë më pak se kërkesa,” shpjegoi në mënyrë simbolike Enrico Galiera.
Ai gjithashtu tha se strategjia e kompanisë ishte të plotësonte kërkesat e aksionarëve dhe të sillte modele të reja në treg – në vend se të nxiste prodhimin e modeleve ekzistuese.
Deri më tani, është mbajtur premiera e Ferrari F8 Tributo, SF90 Stradale, F8 Spider dhe 812 GTS.
Një tjetër risi pritet deri në fund të vitit, por tani për tani nuk dihet se për çfarë lloj makine bëhet fjalë.