ProCredit hap degën e re në zemër të Rrugës B!
Banka ProCredit ka përuruar degën më të re me lokacion ideal në rrugën B, në një koktej rasti ku të ftuar ishin klient, partner dhe staf i bankës.
I pranishëm për të inauguruar këtë fillim të ri ishte kryesuesi i Departamentit të Klientëve Privatë, z. Besar Pllana, për të cilin një shtrirje e tillë fizike e shoqëruar krah për krah me digjitalizimin e vazhdueshëm të shërbimeve të cilat i ofron banka, rrit dhe forcon më tej marrëdhëniet me komunitetin dhe klientët.
E gjendur në atmosferën vibrante të rrugës B, larg zhurmës së qendrës dhe me një ambient të ngrohtë, kjo pikë garanton lehtësi financiare. Zona digjitale 24/7 mundëson jo vetëm deponimet, tërheqjet dhe verifikimet/printimet e bilancit, por dhe shërbime të tjera digjitale përtej ATM-ëve klasik si pagesa faturash, mbushje e telefonit etj. Gjithashtu, ekipi profesionist i këshilltareve të klientit i pozicionuar në këtë pikë është i përkushtuar të ofrojë këshillim financiar dhe zgjidhje të personalizuara për çdo klient.
Me çdo pikë të re, banka ProCredit vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për t’i qëndruar sa më afër klientëve dhe nevojave të tyre financiare. Ata ju mirëpresin nga 09:00 deri në 16:30 në degët më të afërta, kurse shërbimet brenda zonës 24/7 janë në dispozicionin tuaj në çdo kohë.
Për më shumë informata rreth shërbimeve të bankës ProCredit, vizitoni faqen zyrtare: Miresevini – ProCredit Bank (procreditbank-kos.com)
Lehtë për ty!