Procesohen edhe 2 për qind e vendvotimeve

Ka shkuar në 92.58 përqindja e vendvotimeve të procesuara nga numërimi i votave për kandidatët nëpër qendrat komunale të numërimit.
Nga ky numërim Lëvizja Vetëvendosje ka 40.97 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka 22.47 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 17.14 për qind të votave dhe koalicioni AAK-Nisma 7.44 për qind.
Sa i përket kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti i LVV-së ka 266 mijë e 798 vota deri tash, Bedri Hamza i PDK-së 153 mijë e 789, Lumir Abdixhiku i LDK-së 112 mijë e 474 dhe Ramush Haradinaj i koalicionit AAK-Nisma 38 mijë e 346 vota.
Me përqindjet aktuale në këtë numërim, VV-ja do t’i ketë 47 ulëse, PDK-ja 26, LDK-ja 19 dhe AAK-Nisma 8.